Në grua në Fushë – Kosovë ka raportuar në Polici se kur është zgjuar nga gjumi ka vërejtur se vajza e saj shtatë muajshe ishte pa shenja jete.
Sipas njoftimit, me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
Rasti po hetohet nga Policia e Kosovës.
“Një femër kosovare ka njoftuar se pasi është zgjuar nga gjumi ka vërejtur se vajza e saj 7 muajsh ishte pa shenja jete. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. Rasti në hetime”, thuhet në njoftim.