Një person ka vdekur si pasojë e goditjes nga vetura, shkruan Telegram News.
Në raportin e Policisë bëhet e ditur se viktima ishte duke kaluar rrugën në vendkalim të këmbësorëve.
Tutje në njoftim thuhet se këmbësori u dërgua në QKUK por për shkak të lëndimeve të rënda ka ndërruar jetë.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti duke drejtuar automjetin dyshohet se nga pakujdesia në vendkalim të këmbësorëve ka goditur këmbësorin viktimë mashkull kosovar të cilit i ka shkaktuar lëndime të rënda trupore. Viktima pasi është dërguar në QKUK ka ndërruar jetë, vdekjen e të cilit e ka konfirmuar ekipi mjekësor. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. /TelegramNews.com.