Në Hagë sot pritet të dëshmojë dëshmitari i radhës, seanca ka filluar në orën 09:00.
Të martën, (01. 10. 2024), Dhomat e Specializuara në Hagë kanë mbajtur konferencën e radhës përgatitore në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi.
Nga kjo gjykatë kanë bërë të ditur që kanë mbetur edhe 24 ditë gjykim deri në pushimin dimëror të gjykatës, kurse janë edhe 60 ditë pune deri në ditën kur ZPS synon t’i marrë në pyetje të gjithë dëshmitarët e saj, përkatësisht deri në fund të prillit.