Në një objekt në rrugën “Lola Ribar” në Mitrovicë të Veriut ishin bërë punime dje, ndonëse kishte shirita të vendosur si ndërtim pa leje.
Në raportin 24 orësh të policisë thuhet se ky objekt ishte mbrapa stacionit të autobusëve.
“Ne vendngjarje ishte hequr shiriti dhe ishin bërë punime (vendosja e dyerve dhe dritareve). Lidhur me rastin është njoftuar prokurori. Rasti nën hetime”, thuhet në raport.