Vajza e kandidatit të Partisë Demokratike të Kosovës(PDK) për kryeministër, Bedri Hamzës, Doruntina, ka sjellur një rrëfim familjar para të pranishmëve në Konventën e PDK-së që po mbahet aktualisht.
Doruntina Hamza ka rikujtuar edhe këshillën që babai i saj ia kishte dhënë në ditën e parë të saj të punës.
“Nuk duhet me e mendu derën e zyrës veç kur ki me hy. Duhet me e mendu edhe kur ki me dalë dhe me e mbyll atë derë, me e ditë çka po len pas”.
“Nëse atë ditë kjo fjali nuk e ka pas peshën si sot, me kohë e kam kuptu peshën që mban. Gjithmonë, çdo derë të zyrave që e ka hapur dhe mbyllur, babi e ka hapur dhe mbyllur me nder, me integritet e dinjitet. Si familje e tij jemi të bindur që njëjtë do ta hapë edhe derën e Zyrës së Kryeministrit të Kosovës”, ka thënë Doruntina Hamza.