Një person është arrestuar në Prishtinë pasi i njëjti dyshohet se ka ushtruar dhunë në familje.
Policia përmes raportit 24 orësh ka bërë të ditur se tek i njëjti janë gjetur dhe sekuestruar tre gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë
“Ankuesi kosovar ka njoftuar policinë se është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari është arrestuar dhe tek i njëjti janë gjetur dhe sekuestruar 3 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë. Në konsultim me prokurorin pas inicimit të rastit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë. /TelegramNews.com.