Ushqimet e mëngjesit që ndikojnë në shtimin e peshës

Zgjedhjet që bëni në konsumin e vaktit të mëngjesit mund të ndikojnë në përpjektjet tuaja për të humbur peshë.

Ka disa ushqime që mund të grumbullojnë kalori dhe të kontribuojnë në shtimin e padëshiruar të peshës veçanërisht asaj rreth barkut.

Më poshtë AgroWeb.org ju njeh me pesë ushqime që mund të hedhin poshtë përpjekjet tuaja për të rënë nga pesha.

Kafeja

Përbërësit e panevojshëm dhe të pashëndetshëm në kafen tuaj ju bëjnë të merrni më tepër kalori boshe që mund të çojnë në shtim në peshë nëse konsumohen rregullisht. Megjithatë kafeja mund të jetë e dobishme për mëngjesin tuaj, nëse e pini siç duhet.  Ajo nuk përmban kalori, është e mbushur me antioksidantë, e madje mund të ndihmojë në parandalimin e diabetit, depresionit dhe menaxhimin e peshës.

Tërshëra

Mund të habiteni shumë kur shihni tërshërën në këtë listë. Edhe pse tërshëra për mëngjes është një mënyrë e shkëlqyer për të marrë fibra dhe është e mbushur me lëndë ushqyese, shumë njerëz konsumojnë një tas të tërë duke mos ditur se sa racione janë në të vërtetë në atë tas. Pastaj edhe shtimi i frutave apo i sheqerit mund të mos ju ndihmojë në qëllimin për të rënë nga pasha. Kështu ju mund të merrni mbi 500 kalori që treten në pak orë, duke ju lënë sërisht të uritur. Prandaj duhet të jini të vetëdijshëm për madhësinë e racioneve të tërshërës dhe përbërësve që shtoni në të.

Vezët e fërguara

Vezët ju ngopin, janë një burim i mirë i proteinave, të ulëta në kalori dhe përmbajnë lëndë ushqyese si kolina dhe vitamina D, të cilat nuk gjenden në shumë ushqime. Problemi lind kur ato fërgohen me gjalpë dhe vaj sepse kështu shtoni qindra kalori të tepërta. Mos i shmangni plotësisht vezët e fërguara, thjesht hidhni sa më pak vaj në tigan.

Brioshët

Brioshët janë shumë të përpunuar dhe të mbushur me karbohidrate të rafinuara të cilat shoqërohen me shtim në peshë. Për më tepër, përmbajnë shumë sheqerna të shtuara dhe kanë pak ose aspak vlera ushqyese, duke e bërë këtë një zgjedhje jashtëzakonisht të pashëndetshme për mëngjes.

Drithërat e mëngjesit

Drithërat tuaja të preferuara të mëngjesit mund të jenë fajtorë për shtimim e peshës rreeth belit. Ato janë plot me sheqer të shtuar dhe karbohidrate të rafinuara. Kjo padyshim mund të shtojë yndyrën rreth belit tuaj pasi sheqeri i shtuar lidhet me një rritje të indit dhjamor të organeve të brendshme. Kështu që herën tjetër kur të shkoni në market, kërkoni drithëra që nuk përmbajnë sheqer të shtuar ose ëmbëlsues artificialë. /AgroWeb.org

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews