Ukraina godet me dronë një depo të madhe ushtarake në Rusi

Dronët ukrainas goditën një depo të madhe ushtarake në një qytezë thellë brenda Rusisë gjatë natës, duke shkaktuar një zjarr të madh e duke e nxitur evakuimin e disa banorëve lokalë, thanë të mërkurën një zyrtar ukrainas dhe raportet ruse të lajmeve.

Ndërkohë, një diplomat i lartë amerikan tha se plani i njoftuar rishtazi – por ende konfidencial – i presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, për ta fituar luftën “mund të funksionojë” dhe ta ndihmojë përfundimin e konfliktit, raporton agjencia “Associated Press”.

Ukraina pretendoi se me këtë sulm u shkatërruan depo ushtarake ruse në Toropets, qytezë në rajonin Tver të Rusisë, rreth 380 kilometra në veriperëndim të Moskës dhe rreth 500 kilometra larg kufirit me Ukrainën.

Sulmi u krye nga Shërbimi i Sigurisë i Ukrainës, bashkë me Forcat e Operacioneve Speciale dhe të Inteligjencës, i tha agjencisë “Associated Press” një zyrtar ukrainas i sigurisë, duke folur në kushte anonimiteti.

Sipas zyrtarit, në depo kishte raketa të tipave “Iskander” dhe “Tochka-U”, si dhe bomba rrëshqitëse e predha artilerie. Ai tha se objekti u kaplua nga zjarri gjatë sulmit dhe se flaka po përhapej në një zonë gjashtë kilometra të gjerë.

Agjencia shtetërore ruse e lajmeve, “RIA Novosti”, citoi autoritete rajonale të kenë thënë se sistemet e mbrojtjes ajrore po punonin për të sprapsur një “sulm masiv me dronë” ndaj qytezës Toropets, që ka rreth 11 mijë banorë. E njëjta agjenci gjithashtu raportoi për një zjarr dhe për evakuimin e disa banorëve.

Nuk pati të dhëna të menjëhershme nëse sulmet kishin shkaktuar ndonjë viktimë.

Sulmet e suksesshme ukrainase ndaj caqeve thellë brenda Rusisë janë bërë më të zakonshme, përderisa Kievi e ka zhvilluar tekonologjinë e vet të dronëve.

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews