U arrestua 5 ditë më parë, humb jetën në burg 45-vjeçari nga Lezha

Shtetasi Eduard Koka, 45-vjeç nga Lezha, pesë ditë pas arrestimit ka humbur jetën. Eduard Koka, i cili u arrestua nga policia e Lezhës për drogë, maska dhe armë, mësohet se në orët e para të mëngjesit të 7 qershorit, nuk është ndjerë mirë duke patur probleme me frymëmarrjen dhe temperaturë të lartë.

Gazetari Senad Nikshiqi, raporton se fillimisht stafi mjekësor i burgut i ka dhënë ndihmën e parë, por për shkak të situatës së rëndë që ka patur menjëherë është dërguar drejt urgjencës së spitalit rajonal të Shkodrës dhe pas pak orësh, ka ndërruar jetë duke mos arritur që të mbijetojë, shkruan Albeu.

Mjekët e spitalit rajonal janë munduar që të stabilizojnë gjendjen e tij shëndetësore, por ka qenë e pamundur.

Në këtë mënyrë, 45-vjeçari humbi jetën në mënyrë natyrale, pasi u ndje keq gjatë qëndrimit në burgun e Reçit, teksa ndodhej në paraburgim.

Shtetasi Eduard Koka, u arrestua më 2 qershor të këtij viti nga policia e Lezhës dhe pas arrestimit, nga komisariati i Lezhës u dërgua në paraburgim në burgun e Reçit për të pritur derisa gjykata të mund të jepte një vendim për të.

45-vjeçari mesa duket nuk ka arritur që ta përballojë qëndrimin në burg duke patur shqetësime shëndetësore që i morën jetën në një mënyrë të shpejtë.

Eduard Koka, u arrestua si rezultat i administrimit të menjëhershëm të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, për një shtetas të dyshuar të implikuar në disa veprimtari kriminale ku specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” të policisë Lezhë, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Gurra”.

Nga kontrolli fizik i kryer ndaj ketij shtetasi, në lagjen që mban emrin “Gurra” në Lezhë, shërbimet e policisë gjetën një sasi lënde narkotike cannabis sativa, të ndarë në doza, të gatshme për shitje.

Më tej, në banesën e këtij shtetasi, në të njëjtën lagje u gjetën 7 maska, të cilat dyshohet se posedoheshin për qëllime kriminale, 2 mjete prerëse (thika) dhe 2 përforcues grushti.

Pasi Eduard Koka humbi jetën për shkak të gjendjes së tij shëndetësore të përkeqësuar, duke patur probleme me frymëmarrjen dhe temperaturë të lartë, policia dhe prokuroria e Shkodrës po hetojnë për të zbardhur të plota shkaqet e ndarjes nga jeta të 45-vjeçarit i cili u arrestua 5 ditë më parë në Lezhë.

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews