Muhamet Hamiti nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), ka komentuar faktin se në organizimin partiak të Lëvizjes Vetëvendosje vikendin që shkoi nuk ka pasur simbole shtetërore.
Hamiti përmes një postimi në Facebook ka thënë se qytetarët e Kosovës nuk duhet të votojnë për një grup politik që nuk e do shtetin e Kosovës.
“Qeveria e Vetëvendosjes e do pushtetin – e ka dhe po e keqpërdor me të madhe, duke bërë korrupsion masiv – por jo shtetin e Kosovës, që e përbuz. Nuk i do simbolet shtetërore të Kosovës VV-ja e Albin Kurtit. Qytetarët e Kosovës nuk duhet të votojnë për grup politik që nuk e do shtetin e Kosovës”, ka thënë Hamiti.
Ai tutje tha se me më 9 shkurt qytetarët do ta kenë mundësinë t’i ndëshkojnë me votë përbuzësit e shtetit të tyre.