Trepça sot ka mësuar kundërshtarët e saj në kualifikimet e Ligës së Kampionëve.
Ekipi mitrovicas në turneun kualifikues në fazën çerekfinale do të ndeshet me skuadrën e Keravnos (Qipro), ndërsa fituesi i këtij takimi luan në gjysëmfinale kundër kampionit të Çekisë, Nymburk.
Nëse arrin në finale, Trepça do të luajë përballë fituesit nga takimet në mes të Kutaisi (Gjeorgji), Levice (Sllovaki) e Kalev/Cramo (Estoni).
Katër turnetë e raundit kualifikues do të zhvillohen midis 15 shtatorit dhe 22 shtatorit.
Orari i detajuar i ndeshjeve, si dhe vendi i zhvillimit, do të shpallen në korrik.