Në mbrëmje, Anglia do të përballet me Serbinë në kuadër të Kampionatit Evropian.
E para kësaj ndeshje, tifozët e dy ekipeve janë përleshur mes vete, derisa nga mediat angleze, raportohet se janë të përfshirë edhe shqiptarë.
Nga videot që janë shpërndarë në rrjetet sociale, shihen tifozë të të dy vendeve duke u përleshur në Gelsenkirchen.
Tavolina, karrika e shisha xhami u gjaujtën dhe u thyen në rrugë, pranë sheshit kryesor.
Është nevojitur ndërhyrje e policisë për të qetësuar situatën.