Sot të gjithë besimtarët myslimanë në Kosovë kanë festuar festën e Kurban Bajramit.
Kjo festë karakterizohet me therrjen e kurbanëve. E shumë herë ka pasur kritika për vendin e therrjes së kurbanëve pasi ato janë bërë në vende të papërshtatshme.
Madje edhe Agjencioni i Ushqimit dhe Veterinarisë ditë më parë ka apeluar që therrja e kurbanëve nga qytetarët të bëhet vetëm në therrtore të licencuara. Kjo pasi pas therrjes mbetjet e kurbanëve po hedhen në vende të papërshtatshme dhe jo të lejuara me ligj.
E qytetarët i kanë dërguar redaksisë së Telegrami.co video ku shihet se në lumin e fshatit Banullë të Komunës së Lipjanit, janë hedhur mbetjet e kurbanëve. Sipas pamjeve lumi është mbushur tërësisht me gjak. E.Salihu/Telegrami.co./