Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, ka uruar besimtarët e fesë myslimane me rastin e festës së Kurban Bajramit.
Derisa i ka uruar qytetarët edhe për Ditën e Çlirimit të Kosovës.
Tërnava tha se festat e myslimanëve duhet të shfrytëzohen për të sjellë gëzim dhe lumturi te personat që kanë nevojë.
“Në emër të Bashkësisë Islame, institucioneve të saj dhe në emër timin ju uroj këtë festë, e cila karakterizohet me kryerjen e haxhit dhe sakrificës së Kurbanit. Ju uroj edhe Ditën e Çlirimit të vendit tonë, për të cilën ditë u sakrifikuan breza të shumtë që Kosova ta fitojë pavarësinë e saj. Festat tona fetare duhet të shfrytëzohen për të sjellë gëzim dhe lumturi në zemrat e atyre që kanë nevojë duke i trajtuar të sëmurët e duke vizituar të afërmit, duke shkëmbyer urime me miq dhe duke i mbjell këto vlera në mendjet dhe zemrat e fëmijëve dhe të rinjve tanë”, tha tutje Tërnava.