Ka ndërruar jetë, viktima e dytë në Pejë, nga rasti që ndodhi në muajin maj, ku babai me dy djemtë u qëlluan me armë zjarri.
Lajmin për TelegramNews e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë në Pejë, Shkodran Nikçi.
“Ka vdekur edhe viktima e dytë e plagosjes para disa muajsh që ka ndodhur në Pejë. Prokurori i shtetit ka lëshuar urdhër për obduksionin e viktimës”, tha Nikqi.
I dyshuari kryesor për plagosjen e tyre A.G tashmë është në paraburgim.