Telashet me fushat e futbollit, Batatina ofron zgjidhjen

Problemi më i madh i futbollit kosovar vazhdon të jetë infrastruktura, përkatësisht fushat e futbollit.

Një bujë të madhe në muajt e fundit po e bën fusha e stadiumit “Fadil Vokrri” në Prishtinë e cila përkundër investimit të mbi një milionë eurove, vazhdon të kritikohet për cilësinë e dobët.

Duke parë këtë situatë, trajneri i Llapit Tahir Batatina ka thënë se është ën gjendje që t’i ndihmojë të gjitha klubet në eliminimin e kësaj problematike përmes ekipit profesional që ka ndërtuar Llapi për rregullimin e fushave.

“Duke marrë parasysh problematikën e infrastrukturës sportive në Kosovë, veçanërisht të fushave të futbollit, dua të bëj diçka të mirë për futbollin dhe për futbollistët e talentuar që Zoti na ka dhuruar. Deri tani nuk kam dashur të flas për këtë pjesë, por tani jam i gatshëm që të ndihmoj të gjitha klubet sportive, në koordinim me Ministrinë, kuvendet komunale dhe Federatën e Futbollit, për të rregulluar fushat me bari natyral, nga zero deri në përfundim, pa asnjë fitim personal – vetëm për të mbuluar shpenzimet e ekipit tim”, ka shkruar Batatina në “Facebook”.

Ai ka thënë se këtë po e bën për të mirën e futbollit kosovar.

“Këtë dua ta bëj për hir të futbollit kosovar. Në këtë mënyrë, nuk do të keni nevojë të shpenzoni miliona, dhe ato mjete mund të investohen për ndriçimin e 10 fushave të Superligës. Ekipi që kam krijuar në kompaninë time ka përvojën e duhur dhe një staf profesional për të ndërtuar fushat sipas standardeve të UEFA-s dhe FIFA-s, me një kosto shumë të ulët – vetëm për të ndihmuar futbollin kosovar. Nuk duhet të angazhohen kompani që nuk kanë ide të qarta për ndërtimin e fushave sportive”, ka thënë në fund trajneri i Llapit.

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews