Kurti për Fehmi dhe Xhevë Lladrovcin: Jeta e tyre ishte lavd për dashurinë për lirinë e Kosovës

Kryeministri Albin Kurti ka kujtuar Fehmi Lladrovcin dhe Xhevë Krasniqi – Lladrovcin, që ranë dëshmorë para 26 vjetësh.

Ai theksoi në Facebook se vdekja e tyre ishte një “rënie e njëhershme” dhe se jeta e tyre ishte një “kryevepër për dashurinë dhe lirinë”.

Postimi i Kurtit: 

Jeta e tyre ishte lavd për dashurinë; lavd për dashurinë për lirinë; lavd për dashurinë për lirinë e Kosovës. Lavdi Fehmi Lladrovcit dhe Xhevë Krasniqit – Lladrovcit, të rënë heroikisht, këtu e 26 vjet më parë!

Ata të dy vdiqën për atë që jetuan: për lirinë e Kosovës. Vdekja e tyre ishte një rënie e njëhershme, ashtu siç jeta e tyre ishte një vepër e përbashkët, kryevepër për dashurinë dhe lirinë. Fehmi Lladrovci (1956) nga Gllanasella e Drenasit dhe Xhevë Krasniqi (1955) nga Drenoci i Malishevës ishin një çift i kulluar, që ashtu siç e shikonin njëri-tjetrin në sy me plot dashuri, bashkë shikonin drejt një synimi, lirisë së Kosovës. Ashtu siç e ka titulluar Fehmiu letrën e tij nga burgu për Xhevën, “DRITA E SYTRIT TIM XHEVË!”, ku ndër tjera ai i ka shkruar Xhevës: “Të përshëndes e të përqafoi nga larg SHPIRTI IM XHEVË! TË DUA SHUMË XHEVË”.

Më 22 shtator të vitit 1998, gjatë luftimesh me forcat armike serbe në Gradinë, Fehmiu dhe Xheva ranë dëshmorë me dy nga bashkëluftëtarë të tyre, Fatime Hetemi dhe Shefqet Zeka, ushtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Fatime Hetemi ishte një vajzë me prejardhje nga Bistrica e Shalës së Mitrovicës, e cila qysh në javët e para të luftës në Kosovë, u mobilizua duke e veshur uniformën e UÇK-së, siç shihet në një fotografi bashkë me Xhevën, mbushur me pamje guximi dhe vendosmërie.

I sapo bërë 21-vjeçar, Shefqet Zeka (1977) nga Prishtina, ra atë ditë të martë duke luftuar bashkë me Fatimen, me Xhevën dhe me Fehmiun. Në një letër të shkruar me dorë prej tij rreth një muaj më parë, më 26 gusht 1998, Shefqeti ndër të tjera thoshte: “Kosova digjet flakë, Kosova gjëmon nga artileria e pushtuesit serb, Kosova masakrohet në mënyrën më barbare nga kriminelët serbë. Kosova para etnocidit. Kosova i mbush fushat me varre, rrugët me gjak shqiptari. Liria dhe Pavarësia janë më të shtrenjtë se jeta!” Këto konstatime dhe këto fraza aq të qarta politike të shkruara nga Shefqeti, janë dëshmi e shkruar e bindjeve dhe idealeve politike të tij që e shtynë drejt angazhimit për lirinë e Kosovës, me jetën e tij deri në vdekje.

Lavdi luftëtarëve dëshmorë Fehmi Lladrovci, Xhevë Krasniqi – Lladrovci, Fatime Hetemi dhe Shefqet Zeka, mes dëshmorëve të rënë për lirinë e Kosovës!

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews