Më 13 shtator 2024 Stacioni Policor ne Prizren, përmes rrugëve operative ka pranuar informacion se në Gjonaj të Prizrenit ka të shtëna me armë zjarri.
Policia i është përgjigjur rastit duke lokalizuar vendin e ngjarjes dhe identifikuar të dyshuarin S.L. (34), tek i cili gjatë kontrollit është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë e llojit BLOW TR 17.
Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori i shtetit, i cili rastin e ka cilësuar përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm dhe ndaj të dyshuarit ka lëshuar masën e ndalimit për 48 orë.