Ish-Presidenti i SHBA-së Donald Trump u takua sot me Presidentin e Ukrainës Volodimir Zelensky në Trump Tower në New York dhe tha se ishte koha që lufta në Ukrainë të përfundonte, raporte BBC.
Kandidati presidencial republikan ka kritikuar vazhdimisht liderin ukrainas gjatë fushatës për pikëpamje të ndryshme se si t’i jepet fund luftës që Rusia filloi në shkurt 2022. Takimi i të dyve deri më sot dukej i pamundur.
Zelensky tha se ai beson se ai dhe Trump kanë “një pozicion të përbashkët që lufta duhet të ndalet dhe se Putini nuk mund të fitojë”, duke shtuar se ai do të diskutojë detajet e “planit të tij fitues” me Trump, transmeton Telegram News.
Trump insistoi të kishte një marrëdhënie shumë të mirë me të Zelenskyt. “Unë gjithashtu kam një marrëdhënie shumë të mirë, siç e dini, me Presidentin Putin dhe unë mendoj se nëse fitojmë zgjedhjet, ne do ta zgjidhim atë shumë shpejt,” tha Trump, “Ajo duhet të përfundojë, Zelensky po kalon nëpër ferr, vendi i tij po kalon nëpër ferr si një vend i vogël, “u tha ai gazetarëve. /TelegramNews/