Rreth publikimit të bisedave në mes koordinatores së komiteteve në VV, dhe ish-kryeshefit të KEK-ut, Nagip Krasniqi, shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, ka vënë në pikëpyetje besueshmërinë që qytetarët mund të kanë ndaj qeverisë që sipas tij, “në prapavijë të tyre komandon dikush tjetër”.
Postimi plotë:
Si mund t’iu besojnë qytetarët institucioneve, kur në prapavijë të tyre komandon dikush tjetër. Dikush që s’ka as mandat, as pozitë, as autorizim e rrjedhimisht, nuk jep as llogari për veprat e veta. E mosbesimi, është hapi i parë i rënies së një shteti modern. Megjithatë, qytetarët e Kosovës gjithmonë kanë ditur ta bëjnë diferencën, kur është fjala për atë çka na përbashkon në fatin tonë kolektiv – sigurinë dhe perspektivën e Kosovës. Prandaj, ata do ta bëjnë diferencën edhe me 9 shkurt, duke i çliruar institucionet nga kapelet e zeza. Ata duan qeverisje të hapur, transparente, llogaridhënëse e me perspektivë.