Ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialogun me Serbinë, Edita Tahiri ka komentuar reagimin e kryeministrit të vendit, Albin Kurti pas kërcënimeve të presidentit serb, Aleksandar Vuçiqit për pushtimin e Kosovës.
Tahiri në Facebook ka thënë se nga Vuçiqi e Kurti nuk varet asgjë.
“Retorika boshe absurde- Vuciqi kërcënoi me pushtim, Kurti tha s’trembemi, te dytë e dinë që nuk varet prej tyre asnjë nga këto por varet nga Amerika”, ka shkruar Tahiri./TelegramNews.