“Ta heq unë sikletin”: Zbardhen mesazhet që mësuesi i dërgoi nxënëses 14-vjeçare

Mësuesi i lëndës së artit pamor në një shkollë 9-vjeçare në Korçë i dërgonte mesazhe me përmbajtje seksuale nxënëses së tij të mitur.

A2 CNN ka siguruar disa nga këto mesazhe, që për arsye etike nuk mund të publikohen të plota.

Mesazhet, sipas grupit të hetimit, rëndojnë së tepërmi situatën për mësuesin Bledar Duro. Gjithnjë sipas grupit hetimor mësuesi i arteve pamore prej më shumë se dy muajsh shkëmbente mesazhe me njërën prej nxënëseve të kësaj shkolle.

Grupi i hetimit shton se nxënësja është pjesë e klubit të pikturës në shkollën “Sotir Gura”, duke mundësuar kështu të qëndronte përtej orarit të mësimit me mësuesin Bledar Duro.

45-vjeçari u arrestua të mërkurën nga policia, pasi dyshohet se, nëpërmjet aplikacionit “WhatsApp”, ka ngacmuar dy 14-vjeçare.

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews