Arianit Beqiri, ish-asistenti i kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, u arrestua për refuzimin e pagesës për të hyrë në hapësirën publike ku po transmetohej ndeshja Shqipëri-Spanjë në EURO 2024.
Pas arrestimit të tij, Gëzim Sveçla, shefi i asamblistëve të Lëvizjes Vetëvendosje në Kuvendin Komunal të Prishtinës, kritikoi kryetarin Përparim Rama për mënyrën sesi trajton pronën publike dhe u shpreh se fajtor për uzurpimin e hapësirave publike është Rama dhe partia e tij.