Sveçla: Asnjëherë nuk jam sulmuar në Liqenin e Ujmanit, as me Ak 47 as me asnjë metodë tjetër

Ministri I Punëve të Brendshmë, Xhelal Sveçla ka reaguar ndaj deklaratës së ish-kryeinspektorit të AKI-së, Burim Ramadani i cili dje kishte deklaruar se ministri Sveçla është sulmuar në Liqenin e Ujmanit me AK 47.

Sveçla në reagimin e tij, ka thënë se ky është një fabrikim I Ramadanit për të cilin tha se nuk i din arsyet.

“Dje në një paraqitje televizive, ish kryeinspektori i AKI-së Burim Ramadani paska deklaruar diçka që aspak nuk është e vërtetë. Unë asnjëherë nuk jam sulmuar në Liqenin e Ujmanit, as me Ak 47 e as me asnjë metodë apo mjet tjetër. E gjitha është fabrikim i tij, arsyet nuk i di. Unë kam qenë në Ujman me barkë të shtunën së bashku me Kryeshefin e Ibër Lepencit dhe shefin e NjNSh-së së kufirit, vizitë e cila jo vetëm se ka shkuar shumë mirë por ka qenë edhe shumë produktive.”, tha Sveçla, transmeton TelegramNews.

Më tej, ministri tha se sulmet në veri edhe mund të ndodhin, por ato as nuk e frikësojnë as nuk e zbrapsin.

“Unë as nuk do të reagoja ndaj kësaj gënjeshtre, siç nuk reagoj ndaj shumë të tjerave, po të mos njihej fakti se ky person ka mbajtur një pozitë ku integriteti do të duhej të ishte një ndër cilësitë kryesore. Sulmet edhe mund të ndodhin, por ato as nuk na frikesojnë as nuk na zbrapsin. Unë veq lutem që nëse kjo të ndodhë, mos të pësojnë njerëzit përreth meje. Edhe po, shkoj shpesh edhe te Kukësi, Tropoja, Hasi e Dragashi, se e kam një amanet prej shumë gjeneratash për atë kufirin atje!”, tha tutje Sveçla./TelegramNews./

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews