Suspendohet zyrtari policor për keqpërdorim detyre

Hetuesit e Inspektoratit Policor të Kosovës (IPK) i kanë rekomanduar Policisë së Kosovës suspendimin për një zyrtar policor me detyrë në pikë kalimin kufitar në Han të Elezit me dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Rekomandimi është bërë bazuar në autorizimet ligjore të IPK-së në interes të hetimit të rastit.

Zyrtari policor tashmë i suspenduar, më 3 tetor 2024, gjatë kryerjes së detyrës në pikë kalimin kufitar Han i Elezit, nuk ka vendosur në sistem të të dhënave të Policisë së Kosovës të dhënat një personi të dyshimtë i cili është ndaluar më vonë në Maqedoninë e Veriut nën dyshimet për kontrabandë me narkotikë.

Hetuesit e IPK-së pritet të ndërmarrin edhe veprime të tjera hetimore drejt ndriçimit të të gjitha rrethanave të këtij rasti.

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews