Dy persona janë arrestuar në Dragash pasi të njëjtit sulmuan patrollën e policisë.
Sip[as njoftimit, patrolla e policisë u sulmua nga të dyshuarit gjatë kohës sa ishte duke në një aksident trafiku.
Bëhet e ditur se zyrtarët policorë kanë pranuar tretman mjekësorë, derisa të dyshuarit janë arrestuar, shkruan Telegram News.
“Dragash, 08.08.2024-18:10. Patrulla e Policisë, derisa ka qenë duke punuar në një aksident trafiku në rrugën e lartcekur, është sulmuar nga dy të dyshuar meshkuj. Zyrtarët policorë kanë pranuar tretman mjekësor. Lidhur me rastin janë arrestuar të dyshuarit dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit kujdestar të dyshuarve iu është caktuar masa e ndalimit policorë për 48 orë”, thuhet në njoftim.