Në qytetin e Gjakovës, një grua është sulmuar fizikisht nga një burrë.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, i dyshuari është arrestuar.
Ndërsa, viktimës pas trajtimit mjekësor i është lëshuar urdhëri mbrojtës.
“Gjakovë / 05.12.2024 – 09:38. Është raportuar se viktima femër kosovare është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar. Lidhur me rastin viktimës pas trajtimit mjekësor i është lëshuar urdhëri mbrojtës, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.