Policia e Kosovës ka njoftuar së një grua në Skenderaj është ngacmuar seksualisht.
Sipas njoftimit, lidhur me rastin janë intervistuar dy persona, derisa viktima ka pranuar tretman mjekësor.
“Pas raportimit të rastit të lartcekur, lidhur me rastin janë intervistuar dy persona në cilësi të dëshmitarëve si dhe viktima femër kosovare, e cila po ashtu ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit rasti vazhdon të hetohet në procedurë të rregullt”, thuhet tutje./TelegramNews./