Një kamp ushtarak amerikan “Victoria” afër aeroportit të Bagdadit u godit nga një sulm me raketa. Sulmi u zhvillua në mesnatën midis të hënës dhe të martës.
Siç raporton korrespodenti i Al-Mayadeen nga Iraku deri më tani, asnjë grup nuk ka marrë përgjegjësi për sulmin. Katër shpërthime bënë jehonë rreth kampit, ndërsa sirena alarmi u aktivizuan brenda bazës, transmeton Telegram News.
Sulmi mendohet se është një formë hakmarrjeje për administratën amerikane, e cila mbështet operacionet ushtarake izraelite në rajon, përfshirë Gazën, Libanin, Jemenin dhe Sirinë.
مشاهد من إطلاق المقاومة الإسلامية في #العراق لصواريخ الأرقب باتجاه هدفين منفصلين في الأراضي المحتلة
بتاريخ ٢٩-٩-٢٠٢٤ #الميادين #العراق pic.twitter.com/hp896KrACh
— قناة الميادين (@AlMayadeenNews) September 29, 2024
Në të njëjtën ditë, rezistenca islamike në Irak, ose Hezbollah irakian, kreu katër sulme kundër objektivave të Izraelit. Sipas tyre, një objektiv i rëndësishëm u godit nga raketat “Aqrab”, dhe sulmet u kryen në objektivat kryesore në Haifa, porti i Haifa.
Rezistenca islamike në Irak ka konfirmuar se operacionet “kundër fortesave të armikut” do të vazhdojnë dhe intensifikohen në periudhën e ardhshme. /TelegramNews/