Dy persona kanë humbur jetën në Malin e Zi si pasojë e një stuhie të fuqishme me shira të dendur dhe erëra të forta.
Dhjetëra pemë u rrëzuan dhe era shkatërroi shezlongë plazhi, tjegulla dhe objekte të tjera të forta.
Sipas mediave malazeze, një punëtor vinçit në një kantier ndërtimi dhe një person që u godit nga rrufeja në Lushticë kanë humbur jetën si rezultat i kësaj stuhie tragjike.
Stacioni meteorologjik i Barit raporton se fuqia e erës gjatë stuhisë arriti në 200 kilometra në orë.