Stano: Qëndrimi i BE-së për Urën e Ibrit nuk ka ndryshuar

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, ka thënë se qëndrimi i bllokut vazhdon të mbetet i njëjtë lidhur me hapjen e Urës së Ibrit.

Në një konferencë për media, ai ka ritheksuar se institucionet e Kosovës duhet të veprojnë për urën në fjalë lidhur me këshillat e aleatëve perëndimor.

“Qëndrimi i BE-së në lidhje me urën ka qenë shumë i qartë në ditët dhe javët e kaluara, dhe u është komunikuar edhe me partnerët në Prishtinë, dhe është diskutuar gjerësisht me të gjithë partnerët e tjerë brenda BE-së, me NATO-n dhe KFOR-in, si dhe qëndrimi i BE-së nuk ka ndryshuar”, tha Stano.

Stano tha se se qëndrimet nuk ndryshojnë dhe se hapat e njëanshëm duhet të shmangen.

“Nuk ka asgjë të re për të shtuar, vetëm mund të ritheksoj se diskutimet dhe ndërveprimet lidhur me këtë çështje vazhdojnë, dhe janë në linjë me qëndrimet e Bashkimit Evropian, që hapat e njëanshëm dhe të pakoordinuar duhet të shmangen dhe kjo çështje të diskutohet në kuadër të dialogut. Ky është qëndrimi i të gjithë partnerëve dhe aleatëve të Kosovës, dhe autoritetet e Kosovës do t’i bënin një shërbim shumë të mirë vetes dhe popullit të tyre, nëse do të dëgjonin mesazhet e partnerëve dhe aleatëve”, ka thënë Stano.

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews