Instituti Demokratik i Kosovës do të mbajë sot konferencë për media.
Sipas njoftimit, në konferencë do të shpaloset raporti i vlerësimit mbi performancën e Kuvendit të Kosovës gjatë sesionit pranveror janar-korrik 2024.
Në këtë konferencë do të flitet për atë se çka e karakterizoi sesionin pranveror të Kuvendit, sa u përmbush Agjenda Legjislative e Kuvendit, cilat projektligje u miratuan, e cilat ende janë në pritje, cilat ishin temat kryesore të diskutuara gjatë këtij sesioni, sa munguan deputetët e Kuvendit në seanca, sa e përmbushi Kuvendi rolin mbikëqyrës ndaj Qeverisë, sa pyetje parlamentare iu parashtruan Qeverisë dhe sa përgjigje pati, sa u zbatua Rregullorja e Kuvendit dhe si veproi Kryetari, sa ishte transparent Kuvendi ndaj publikut, cilat janë rekomandimet për sesionin vjeshtor”, njofton KDI.