Më çdo 4 vjet më 5 nëntor, qytetarët amerikanë u drejtohen kutive të votimit për ta zgjedhur figurën numër një të shtetit që është presidenti i SHBA-së. Këtë vit për zgjedhjen e Presidentit, votojnë 150 milionë amerikanë me të drejtë vote nga 50 shtete, shtatë prej të cilave kanë rolin vendimtar në zgjedhjen e Presidentit të 60-të të SHBA-së.
Votuesit në 50 shtete do të hedhin votën e tyre sot pas një fushate të ashpër zgjedhore në SHBA, e cila do të bëjë që Donald Trump ose Kamala Harris të inaugurohensi president të vendit.
Shtetet si Karolina Veriore, Pensilvania, Wisconsin, Nevada, Arizona, Gjeorgjia, Michigan, janë shtete kryesore ku presidentët kërkojnë votën qytetare në dijeni të faktit se ato janë përcaktuese në emrimet presidenciale.
Në SHBA, është një njeri me profesion historiograf i cili për 36 vjet ka qenë prognozuesi i saktë i fitoreve të presidentëve Allan Lichtman dhe po shikohet edhe në këto zgjedhje si parashikuesi që faktet e anketave dhe sondazhet si dhe të dhënat tjera që ai i merr për bazë shqyrtimi, kandidaten Kamala Harris e adreson si fituesen e këtyre zgjedhjeve dhe nëse kjo ndodh, Lichtman do të jetë i saktë për parashikimin e dhjetë radhazi të zgjedhjes së presidentëve.
Shumë votues amerikanë bazohen te ky adresim i Allan, që në SHBA njihet me emrin “Çelësat e Shtëpisë së Bardhë”, proces “i cili kalon nëpër 13 parametra” në një listë për të llogaritur parashikimin përfundimtar, duke mos marrë parasysh sondazhet e përdorura në prag të zgjedhjeve.
Në këto zgjedhje Lichtman thuhet të ketë punuar shumë më tepër për parashikimin e fituesit dhe kjo punë e kishte ashpërsuar psikikisht pas shumë ofendimeve gjatë fushatës, por ai vazhdoi të sjell informacione mbi fitoren demokrate, ndonëse pak a shumë në SHBA është si një rregull ku republikanët dhe demoktratët nërrohen në qeverisje çdo 8 vjet, përjashtuar moszgjedhjen e Trump në mandatin e dytë kur Biden ia mori mandatin në fund të katër vjetëshit të parë të pushtetit. Lichtman e kishte parashikuar gjatë vitit 2016 saktë fitoren e Trump.
Zgjedhjet e 60 presidenciale në SHBA që mbahen sot, po vazhdojnë nën masa të rrepa sigurie si kurrë më parë, pasi Trump ka deklaruar se “humbjen mund ta pësoj vetëm nëse zgjedhjet manipulohen”, deklaratë e cila përçon mesazhe kërcënuese, për çka sistemi amerikan ka mobilizuar forcat deri në snajper që të mbrohet çdo votë amerikane,duke mos lejuar askënd afër kutive të votimit./Telegram News