Sonte në “San Siro” gjithë sytë do të jetë tek një nga derbit më të mëdhenj në botë.
Interi dhe Milani do të masin forcat për herë të parë këtë edicion në ndeshjen që zhvillohet nga ora 20:45.
Në katër ndeshjet e para këtë edicion, “Nerazzurrët” kanë start pozitiv pasi numërojnë dy fitore dhe dy barazime, derisa zënë vendin e gjashtë në renditjen tabelare.
Nga ana tjetër, “Rossonerët” renditen në vendin e 10-të, pasi nuk e kanë nisur mirë edicionin e ri nën drejtimin e Paulo Fonsecas.
Ata kanë vetëm pesë pikë, derisa numërojnë dy barazime, një fitore dhe një humbje.
Me një fitore eventuale, Interi do të kryesonte renditjen tabelare, derisa me një humbje të Milanin do të thellohej kriza e tyre.
Kjo pasi bordi i tyre nuk janë të kënaqur fare me paraqitjet e skuadrës nën drejtimin e Fonsecas, andaj edhe shkarkimi i tij është çështje kohe.