Mediat e huaja nisën publikimin e rezultateve të parakohshme të sondazheve për zgjedhjet në Francë.
Exit poll-e të Belgjikës parashikojnë se partia e Marine Le Pen mund të marrë 200 mandate në raundet e parë dhe të dytë të votimeve.
Aleanca e majtë Fronti i Ri Popullor renditet e dyta me 170 vende, ndjekur nga partia e Macron me 140 vende.
Republikanët e Eric Ciottit ndodhen në vendin e katërt me 60 vende. Mediat belge po e raportojnë këtë, përjashtimisht nga ndalimi i medieve franceze për publikimin e rezultateve deri në ora 08:00 të mëngjesit, kur mbyllen qendrat e votimit.