Situata dramatike janë duke kaluar te Real Madrid pas deklaratave të fundit të Vinicius Jr.
Sulmuesi brazilian kishte deklaruar se nëse Spanja nuk përmirëson situatën me racizmin, atëherë Kupa e Botës në vitin 2030 duhet të mbahet diku tjetër.
Pas kësaj deklarate, ai kishte marrë komente të ndryshme, madje edhe bashkëlojtari i tij te Real Madrid, Dani Carvajal publikisht nuk u pajtua me të.
Tani sipas raportimeve të gazetës spanjolle “Sport”, klubi nuk është aspak i kënaqur me komentet e tij.
Siç raporton tutje kjo gazetë, thuhet se Real Madrid edhe mund ta largojë tërësisht nga skuadra sulmuesin brazilian, nëse klubet nga Arabia Saudite janë të gatshme të derdhin para për shërbimet e tij.
Nëse Vinicius largohet, atëherë ata do të mundohen t’ja rrëmbejnë nga duart Barcelonës, objektivin e tyre, Nico Williams.
Ndërsa Vinicius mund të jetë një pikë kritikash të vazhdueshme në Spanjë, në mbarë botën ai po bëhet gjithnjë e më shumë fytyra e luftës kundër racizmit në futboll.