Me ngrohjen e motit, njerëzit shpenzojnë kohë duke qëndruar në natyrë, por shumë prej tyre ankohen për alergjinë nga dielli.
Alergjia nga dielli përfshin njollat e lëkurës pas ekspozimit për një kohë të gjatë në diell.
E në shumë raste skuqjet lidhen me çrregullimet e lëkurës.
Kur kaloni orë në diell, gjasat janë që në pjesën e kraharorit e të krahëve të dalin disa njolla të fryra me ngjyrë të kuqe. Simptomat zakonisht prekin femrat nga mosha 20 deri në 40 vjeç.
Njollat zakonisht shfaqen në ngjyrë rozë ose të kuqe, në pjesën e krahëve, kraharorit dhe këmbëve.
Këto njolla nuk prekin lëkurën e fytyrës.
Njollat shfaqen zakonisht në pranverë ose në fillim të verës dhe shkaktohen nga ekspozimi afatgjatë në diell pas një periudhe me ekspozim të kufizuar në dritën e tij (dimër).
Alergjitë nga dielli zakonisht shoqërohen nga kruarjet ose ndjesinë e djegies.
Çfarë ndodh nëse këto njolla shfaqen disa minuta pas ekspozimit në diell ose përballeni me një shpërthim të fortë kruarjesh.
Njollat zhduken kur futeni në hije dhe në rastin më të keq ato zgjasin 24 orë.
Ndjesia e djegies nga dielli është më e përhapura dhe mund të prekë të gjitha pjesët e lëkurës të ekspozuara në diell.
Kremërat mbrojtës mund t’ju vijnë në ndihmë, por përdorimi i përhershëm i tyre kërkohet rrallë.
Nëse vini re që lëkura juaj përkeqësohet, atëherë kufizoni daljet në natyrë dhe kujdesuni të lyheni me krem mbrojtës me faktor të lartë.