Tregtia në Veriun e Kosovës dhe bizneset anarkike, kanë lulëzuar mbi vakumin ligjor institucional të cilin për 25 vjet e ka ndërtuar potenciali kriminal serb i lidhur me presidentin aktual të Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe me akterët e tij në terren, të cilët janë përfshirë në “Listën e zezë” të SHBA-së.
Veriu i Kosovës është pika më neuralgjike e gjeografisë politike në Kosovë si një tampon zonë e cila nga Serbia shfrytëzohet për shumë qëllime, nga spastrimi i parasë deri te grumbullimi i armatimit modern.
Koncentrimi i potencialit kriminal serb në veriun e Kosovës i përket Beogradit zyrtar, si një zonë ku bëhet pastrimi i parasë dhe ndërtimi i bizneseve të jashtëligjshme dhe për një çerek shekulli nga përfundimi i luftës në Kosovë, veriu ka krijuar miliarderë serbë të cilët mund t’i bëjnë konkurrencë shtetit të Vuçiqit, si Millan Radoiçiq dhe Vëllezërit Veselinoviq, në dispozicion të të cilëve sipas shifrave të publikuara ekzistojnë me dhjetëra miliardë euro në Serbi e jashtë saj.
Tregtia në Veriun e Kosovës dhe bizneset anarkike, kanë lulëzuar mbi vakumin ligjor institucional të cilin për 25 vjet e ka ndërtuar potencialin kriminal serb tw lidhur me presidentin aktual të Serbisë Vuçiq dhe me akterët e tij në terren, të cilët janë përfshirë në “Listën e zezë” të SHBA-së.
Vakumin institucional ligjor që është dashur ta krijoj atje shteti i Republikës së Kosovës, është penguar sistematikisht nga Serbia kriminale, por nuk ka qenë e vogël as mbështetja e BE-së për çka sot Kosova i vuan sanksionet financiare dhe donacionet që arrijnë afër një miliard euro.
Sot e atë ditë kur flitet për hapjen e Urës mbi Ibër, shtetet e BE-së nuk janë me një gojë .
Hapjen e Urës, Peter Stano, zëdhënës i BE-së e ndërlidh me bisedimet në Bruksel.
“Hapja e urës mbi lumin e Ibrit, duhet të bëhet përmes dialogut në Bruksel“, ka deklaruar disa herë Stano.
Ndonëse dihet se veriun e Kosovës e ka manipuluar për pastrim parash dhe ekonomi të paligjshme presidenti serb Vuçiq. Ambasadori i SHBA-së në Beograd Christopher Hill, në një deklaratë shumë të kontestuar nga diplomatët evropian, ka thënë se “Amerika do të bashkëpunojë ngusht me Vuçiqin për tërë kohën sa do të jetë ai president i Serbisë”.
Në katër komunat veriore andej Ibrit, statistikat e përditësimeve faktografike, sjellin të dhëna se kryeministri Kurti ka pasë rezultate në terren duke shfrytëzuar kujdestrarinë policore për vendosje në ligjshmëri të pompave të derivateve të cilat deri në qeverinë Kurti, kanë punuar pa tatime dhe pa llogaridhënie ndaj Prishtinës zyrtare.
Fadil Berjani, kryetar i Naftëtarëve të Kosovës ka thënë se pompat e derivateve që kanë qenë biznesi kryesor në veri, vetëm nën qeverinë e Albin Kurtit, janë vendosur nën administrimin tatimor të regjistrimit, duke u regjistruar si biznese të Kosovës.
“Në veriun e Kosovës tash kemi rregull në vendosjen e rendit ligjor të të gjitha pompave gjë që nuk ka qenë më herët në asnjë qeveri”, ka thënë Berjani për Telegrami.co.
Anarkia ligjore dhe mungesa e pranisë institucionale kanë shkaktuar sistemin e “Ligjit të xhunglës”, ku Serbia e ka gjetur veten më së miri përmes shprehjes së politikave nacionale të patriotizmit shovinist.
Me sekuestrimin e fundit të potencialit të armatimit nga Policia e Kosovës në veri, Ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla ka lavëruar Policinë e Kosovës për aftësi dhe kujdestari të zgjuar.
“Bashkërendimi mes institucioneve të sigurisë dhe rritja gjithnjë e më shumë e bashkëpunimit me qytetarët në veri të vendit është garanci e mos ndalimit në betejën tonë për shtet të së drejtës ku rendi dhe ligji mbizotërojnë mbi krimin e terrorizmin”, është shprehur Sveçla.
Ish Drejtori i Policisë së Kosovës Rashit Çalaj, i ka thënë Telegrami.co se Serbia do ditë sjell armë në Kosovë.
“Kapja e sasisë së armatimit të fundit në veri, nuk është mbejtje e Banjskës, por është armatim i ri që hyn në Kosovë përmes kanaleve të caktuara kufitare, sepse Serbia i ka pjesëtarët e shërbimeve të veta edhe në Kosovë edhe në Serbi, prandaj është vështirë të kontrollohet çdo cep i vendit në rrethana të tilla”, ka thënë Çalaj./Telegrami.co./