Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, tha se populli i Kosovës është zhytur në borxhe për shkak të rritjes së çmimeve, dhe mungesës së vendosjes së masave nga Qeveria Kurti për këtë.
Përmes një postimi në Facebook, Bajrami i ka reaguar ministrit të Financave, Hekuran Murati, ku ky i fundit pati thënë se për shkak të qeverisjes së LVV-së qytetarët po jetojnë më mirë, derisa Bajrami tha se ai këtë e ka mbështetur në një fakt të paqendrueshëm.
“Sipas të dhënave të Bankës Qendrore të Kosovës mbitërheqjet në banka janë rritë nga 1 milardë e 682 milionë euro sa ishin për vitin 2020, në 5 milardë e 342 milionë euro për vitin 2023. Këto janë borxhe afat shkurtra që qytetarët i marrin në banka për të financuar kryesisht konsumin familjar (në plot raste qytetarët hynë minus në bankë ka data 20 e muajit aktual dhe mandej me të marrë pagën në fillim të muajit pasues e kthejnë këtë borxh”, tha ajo.
Deputetja tha se e vërteta qëndron ndryshe prej asaj që e ka thënë ministri Murati.
“E vërteta qëndon krejt ndryshe, rritja e çmimeve dhe mungesa e çfarëdo mase nga e qeverisë e ka shtyer një popull të tërë të zhyten në borxhe dhe po një pjesë e qytetarëve që kanë gjendjen finanaciare pak më të mirë po i ruajnë paratë e tyre në banka, sepse po kursejnë, janë të kufizuar në shpenzime, s’po investojë ngase ka mungesë të sigurisë ekonomike dhe jo vetëm”, shtoi Bajrami. /TelegramNews/