Raportohet se një shtetas amerikan ka mbytur gruan e tij dhe dy qentë e tyre me litar, dhe më pas ka kryer vetëvrasje.
Ngjarja ka ndodhur në apartamentin që ai kishte marrë me qira në kryqëzimin e rrugës “Valbona” me rrugën “Ramazan Ceku”. Shtetasi amerikan është identifikuar si Mathew James Werts, 55 vjeç, i cili punonte si mësues në Tiranë. Grupi hetimor po punon për të sqaruar rrethanat e kësaj ngjarjeje.