Gjatë ditës të sotme u raportua për një shpërthim në Uglarë të Zubin Potokut.
Banorët e fshatit thanë se kishin dëgjuar një shpërthim të fuqishëm dhe se nuk ishin të informuar nëse ka të lënduar.
TelegramNews ka qenë në kontakt të vazhdueshëm me Policinë e Kosovës, dhe zëvendësdrejtori i Policisë për Rajonin e Veriut, Veton Elshani ka njoftuar se Policia ka dalë në vendin e ngjarjes.
Sipas Elshanit ka dëme të vogla materiale dhe nuk ka të lënduar.
“Shpërthim në një oborr të një shtëpie në Uglarë. Dëme të vogla mmateriale, nuk ka të lënduar. Policia ka dal në vend të ngjarjes me njësitë adekuate dhe po merret me rastin”, tha Elshani për TelegramNews.