Florida po përgatitet për një nga stuhitë më të forta tropikale në njëqind vitet e fundit. Uragani Milton po shkon drejt bregdetit të SHBA-së, dhe autoritetet po u kërkojnë banorëve të evakuohen urgjentisht.
Milton është ri-forcuar në Kategorinë 5 dhe mund të jetë stuhia më e fortë për të goditur ndonjëherë Florida.
Megjithëse parashikohet të dobësohet para se të arrijë në kontinent, ajo do të rritet në madhësi, që do të thotë se ndikimet e saj katastrofike do të ndjehen në një zonë më të madhe. Pritet të arrijë sot në bregdetin e Floridas, transmeton Telegram News.
Sot është dita e fundit që banorët të evakuohen. Me më shumë se një milion njerëz në zonat bregdetare që morën një urdhër evakuimi. Kjo ka sjellë trazira shtesë në një zonë që ende po rimëkëmbet nga pasojat shkatërruese të Uraganit Helena më pak se dy javë më parë.
Shkencëtarët nga Agjensia Kombëtare Oqeanike dhe Atmosferike po përpiqen të ndjekin trajektoren e uraganit. Kjo video tregon një pamje nga brenda një avioni që fluturonte nëpër Uraganin Milton. Objektet fluturuan brenda aeroplanit ndërsa fluturonte nëpër erëra deri në 280 km / orë. /TelegramNews/