Florida po përgatitet për një nga stuhitë më të forta tropikale në njëqind vitet e fundit. Uragani Milton po shkon drejt bregdetit të SHBA-së, dhe autoritetet po u kërkojnë banorëve të evakuohen urgjentisht.
Milton është ri-forcuar në Kategorinë 5 dhe mund të jetë stuhia më e fortë për të goditur ndonjëherë Florida.
Megjithëse parashikohet të dobësohet para se të arrijë në kontinent, ajo do të rritet në madhësi, që do të thotë se ndikimet e saj katastrofike do të ndjehen në një zonë më të madhe. Pritet të arrijë sot në bregdetin e Floridas, transmeton Telegram News.
Sot është dita e fundit që banorët të evakuohen. Me më shumë se një milion njerëz në zonat bregdetare që morën një urdhër evakuimi. Kjo ka sjellë trazira shtesë në një zonë që ende po rimëkëmbet nga pasojat shkatërruese të Uraganit Helena më pak se dy javë më parë.
Shefi i policisë: Nëse qëndroni, shkruani emrin tuaj në këmbën tuaj
Shefi i policisë William Tokajer dërgoi një mesazh serioz për ata që vendosin të qëndrojnë gjatë stuhisë.
“Shpresoj se njerëzit do të largohen dhe do ta marrin seriozisht paralajmërimin. Pasi të vijë stuhia, këtu nuk do të ketë më shërbime urgjente. Nëse nuk jeni larguar, ju mbeteni krejtësisht vetëm. Shkruajeni emrin tuaj në këmbën tuaj që të mund t’ju identifikojmë në rast të vdekjes”, tha ai. /TelegramNews/