Shefi i Pentagonit anuloi marrëveshjen me tre personat që kryen sulmin e 11 shtatorit: Nuk negociohet me terroristët

Shefi i Pentagonit, Lloyd Austin, ka anuluar marrëveshjen e arritur me organizatorin e sulmeve të 11 shtatorit dhe dy bashkëpunëtorët e tij për pranimin e fajësisë nga ana e tyre, në këmbim të shmangies së dënimit me vdekje.

Sekretari amerikan i Mbrojtjes hodhi poshtë marrëveshjet e arritura në fillim të javës me organizatorin e sulmeve të 11 shtatorit, Khalid Sheikh Mohammed dhe dy bashkëpunëtorët e tij për pranimin e fajësisë nga ana e tyre, në këmbim të shmangies së dënimit me vdekje.

Të tre të akuzuarit mbahen në burgun ushtarak amerikan në Gjirin e Guantanamos në Kuba.

Pentagoni bëri të ditur dy ditë më parë se ishin arritur marrëveshjet për pranimin e fajësisë nga të burgosurit, por nuk dha hollësi për kushtet.

Por vetëm dy ditë pas këtij njoftimi, shefi i Pentagonit firmosi një urdhër ku theksonte se “duke pasur parasysh rëndësinë e çështjes kishte vendosur që autoriteti për të marrë një vendim për marrëveshjet për pranimin e fajësisë, duhet t’i takonte atij. Dhe përmes këtij urdhri vendosi anulimin e marrëveshjeve”.

Khalid Sheikh Mohammed është i burgosuri më i njohur në Guantanamo, burgun ushtarak që u krijua në vitin 2002 nga Presidenti i atëhershëm Xhorxh Bush për të mbajtur të ndaluar të dyshuarit për sulmet e 11 shtatorit 2001 në Shtetet e Bashkuara.

Numri më i lartë i të ndaluarve në Guantanamo ka qenë 800, ndërsa sot qëndrojnë atje vetëm 30 të burgosur./Telegram News

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews