Shefi i NATO-s flet për ushtarët koreanë në Ukrainë, pretendon se rusët humbën 600,000 luftëtarë

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte tha se 600,000 ushtarë rusë u vranë ose u plagosën në luftën kundër Ukrainës.

Ai konfirmoi gjithashtu se ushtarët e Koresë së Veriut ishin dërguar në rajonin rus Kursk. Sipas tij, është një shenjë e dëshpërimit të Moskës, por në të njëjtën kohë një kërcënim sigurie.

“Më shumë se 600,000 ushtarë rusë u vranë ose u plagosën në luftën e Putinit, dhe ai nuk është në gjendje të vazhdojë sulmin e tij ndaj Ukrainës pa mbështetje të huaj,” tha Rutte.

Në të njëjtën kohë, kreu i aleancës pranoi se bashkëpunimi më i thellë ushtarak midis Rusisë dhe Koresë së Veriut “përfaqëson një kërcënim për sigurinë indo-Paqësor dhe Euro-Atlantike”, “shkallje të konsiderueshme” dhe “zgjerim të rrezikshëm të luftës ruse”.

Rutte iu drejtua gazetarëve sot pasi përfaqësuesit dhe diplomatët e NATO-s morën informacione nga një delegacion i Koresë së Jugut për praninë e trupave të Koresë së Veriut në luftimet kundër Ukrainës.

Inteligjenca e Koresë së Jugut deklaron se Koreja e Veriut planifikon të dërgojë 12,000 trupa të saj në Rusi, të cilat duhet të luftojnë në anën e Rusisë kundër Ukrainës.

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews