Zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtrit, Vedant Patel, ka thënë se SHBA-ja është duke i ndjekur me “shqetësim të madh” zhvillimet në Korenë e Jugut.
“Ne po vazhdojmë të vëzhgojmë me shqetësim të madh dhe do të vazhdojmë të ndjekim zhvillimet në terren nga shumë afër”, ka thënë Patel, raporton BBC.
Patel është pyetur gjithashtu për vlerësimin e Yoon se ligji ushtarak është i nevojshëm për të mbrojtur vendin nga forcat pro Koresë së Veriut.
Ai ka deklaruar se ka një “një seri të gjatë veprimesh të pamatura” të kryera nga Koreja e Veriut, por nuk i takon SHBA-së që “të nxjerrë konkluzione të tilla” në lidhje me ngjarjet aktuale.