Kandidati për deputet i PDK-së, Ferat Shala, ka takuar një grup intelektualësh nga gjithë Kosova.
Ai ka vlerësuar se programi zgjedhor i PDK-së mbështetet fuqishëm mendimin dhe ekspertizën e njerëzve të ndritur.
“Kisha kënaqësinë të ndaj ide dhe diskutime me miq e shokë intelektualë nga të gjitha trevat e Kosovës. Programi ynë zgjedhor mbështetet fuqishëm mendimin dhe ekspertizën e njerëzve të ndritur, të cilët e shohin Kosovën me sy të qartë dhe zemër të hapur për të adresuar nevojat dhe sfidat e vendit tonë në fusha jetike si ekonomia, industria, siguria dhe zhvillimi i qëndrueshëm”, ka shkruar Shala.