Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ferat Shala, në një postim në Facebook, ka thënë se nga 14 qershori 2024 është ndërprerë procesi i punës në minierën e Stantërgut.
Shala shkruan se është e habitshme dhe e pashpjegueshme se si Menaxhmenti i kësaj ndërmarrje dhe Qeveria mundohen ta mbajnë të fshehur çështjen e ndërprerjes së punës.
“E habitshme dhe e pashpjegueshme se si Menaxhmenti i kësaj ndërmarrje dhe Qeveria, mundohen ta mbajnë të fshehur çështjen e ndërprerjes së punës. Ky veprim paraqet shkallë të lartë të humbjeve ekonomike për ndërmarrjen Trepça, e njëkohësisht edhe shkallë të lartë të rrezikut për gjendjen e përgjithshme për sigurinë në minierë.”, theksoi Shala në Facebook.