Serwer: Rikthimi i Trump si president dhe bashkëpunimi i tij me Grenell rrezikojnë stabilitetin në Ballkan

Profesori amerikan, Daniel Serwer, në platformën e tij personale, ka publikuar një përmbledhje të zhvillimeve për vendet e rajonit.

Për Kosovën, Serwer thotë se vendi po ecën drejtë BE-së dhe NATO-së pa ndonjë përfitim, ndryshe nga Beogradi dhe Republika Srpska, të cilët kanë rrugë të tjera dhe duhet të përcjellin NATO-n dhe BE-në.

Serwer gjithashtu komenton për qëndrimet e kryeministrit Albin Kurti, të cilin e ka takuar në Prishtinë. Ai thotë se Kurti është i pakënaqur me qasjen e butë të Uashingtonit dhe Brukselit ndaj Beogradit, duke përmendur kushtin e tretë të Kurtit për dorëzimin e Radojiçiqit. Sipas Serwerit, kjo qasje e Kurtit është e zemëruar BE-në dhe SHBA-në.

Ai gjithashtu parashikon se këto kushte dhe kërkesa po prodhojnë efekte të kundërta dhe po e bëjnë dialogun më të vështirë për Kosovën me Brukselin dhe Uashingtonin.

Profesori vijon duke thënë se lidershipi amerikan për rajonin është vendimtar dhe se zgjedhjet nëntorore do të jenë vendimtare për Ballkanin. Ai gjithashtu shprehet se një rizgjim i Trump do të favorizojë ndarjen e Kosovës dhe do të rihapë sfidat për kufijtë e Serbisë, duke përshpejtuar tensionet në rajon.

Profesori amerikan parashikon ditë të vështira për rajonin nëse Trump do të rikthehet në pushtet dhe nëse do të mbështetet tek Richard Grenell, e të cilin Serwer e quan “Serbofil” Analisti dhe njohësi i mirë i rajonit thotë se Trump do ta rikthejë luftën në rajonin e Ballkanit.

“Mbështetja e Trump te serbofili Richard Grenell për këshilla mbi Ballkanin dhe investimi i dhëndrit të tij në Beograd do të garantojë mbështetje për ambiciet e Serbisë. Kjo do të përshpejtonte sfidat për kufijtë e Serbisë, si dhe për Bosnjën dhe ndoshta për Malin e Zi dhe Maqedoninë. Sfida të tilla do të ndezin dhunën, spastrimin etnik dhe përfundimisht luftën. Ballkani i zier do të vlojë në destabilitet, madje edhe në luftë rajonale nëse Trump merr një shans tjetër për të ndjekur ndarjen etnike”, shkruan ai.

Për presidentin aktual, Joe Biden, Serwer thotë se është shumë i butë ndaj Serbisë, por duhet të korrigjojë kursin në një mandat të dytë. Ai gjithashtu vlerëson se ardhja e Kaja Kallas në krye të diplomacisë evropiane do të jetë pozitive për qëndrimin e BE-së ndaj Moskës, ndërsa Trump nuk e ka në qejf politikanen estoneze.

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews