Sot në mëngjes përsëri janë parë forca të shtuara të ushtarëve dhe automjeteve të KFOR-it mbi Urën e Ibrit.
Edhe të shtunën trupa e automjete të shtuara të KFOR-it janë parë mbi Urën e lumit Ibër.
Arsyeja e vendosjes së tyre kishte të bënte me një trajnim që karabinierët italianë e kishin mbajtur.
“Është një situatë krejtësisht normale për KFOR-in përveç se ka rastis që të jetë sot e shtune dhe ku ne po zhvillojmë një trajnim për situata të caktuara mbi urën kryesore të Ibrit. Kjo është arsyeja pse sot qytetarët po shohin numër më të madh të pjesëtarëve të KFOR-it dhe po iu duket se gjendja është e tensionuar. Po e përsëris situata është krejtësisht normale për neve KFOR-in”, kishte thënë për Kosovapress një burim brenda KFOR-it italian.